Pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Presidenjta në një konferencë për shtyp, tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë biseduan për “dilema sigurie në botë” të cilat, tha ajo, “ndikojnë në të gjitha vendet, përfshirë edhe tonën”.
Presidentja mes tjerash tha se është diskutuar edhe për gjendjen me zjarret në vend.
“Ajo që është shqetësuese, është por megjithatë, kuptohet se gjithçka është në procedurë parahetimore, se një numër i madh i zjarreve nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por se ka baza të dyshimit se janë shkaktuar qëllimisht, megjithatë kuptohet, derisa bëhet fjalë për procedurë parahetimore, këto janë vetëm dyshime. Nga Qeveria informuan për sistemin në të cilin punojnë, sistem të parandalimit, përmes të cilit me ndihmën e kamerave dhe dronëve, saktë do të lokalizoheshin rreziqet por edhe kryerësit dhe treguan një varg masash që në të ardhmen do t’i zbatojnë. Sot gjithashtu u propozua një projekt i ri, Sistem i Integruar Bashkëkohorë Informativ për mot të ligë te ne, me ndihmën e inteligjencës artificiale, me ndihmën e llogarive, me të vërtet paraprakisht mund të parashikojmë një varg situatash”. pohoi mes tjerash Siljanovska.



