Portieri i kampionit evropian PSZH, italiani Xhanluigji Donaruma është e mundur ta braktis klubin. Ai sezonin e kaluar fitoi tre trofe me PSZH-në: Ligën e kampionëve, Ligën1 (kampionatin francez) dhe kupën franceze. Me këtë rast në 47 ndeshje ka pranuar 43 gola, ndërsa në 17 prej tyre rrjeti i tij mbeti i patundur.
Problem për klubin nga Parisi është paga e tij prej 12 milionë euro në sezon, por edhe mundësia që në fund të sezonit të ri të largohet pa dëmshpërblim. PSZH-ja dëshiron ta shmang përsëritjen e rastit me Kilian Mbape, i cili u largua pa dëmshpërblim nga klubi.
Për reprezentuesin italian interes kanë shfaqur ekipe nga Premier Liga, sipas mediumeve britanike është i mundur transferi në Mançester Junajted. Por, përmendet e



