BallinaLAJMEMickoski drejtuar Këshillit ekonomiko- social: Do të sjellim zgjidhje të mira të...

Mickoski drejtuar Këshillit ekonomiko- social: Do të sjellim zgjidhje të mira të gjithë ne i konsiderojmë interesat e qytetarëve po aq të rëndësishme

Kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin në mbledhjen e sotme të Këshillit social-ekonomik, i cili mbajti mbledhje pas një kohe të gjatë, porositi se mund të sillen zgjidhje të mira nëse interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm se dallimet personale apo politike. Dallimi mes Qeverisë dhe një pjese të sindikatave si dhe me faktorët e tjetë në kuadër të Këshillit, sipas tij, janë arsye shtesë që dialogu të jetë më i sinqertë dhe më i hapur.

Mickoski tha se pret të miratohet programi për punë i KSE-së për këtë vit duke cekur se ky do të jetë vërtetim se ky Këshill nuk është formalitet, por mekanizëm i gjallë për dialog të vërtetë social dhe për sjellje të vendimeve të cilat janë në interes të qytetarëve.

Sipas Mickoski, Qeveria tregon se shteti mund të udhëhiqet me financa stabile, rroga të rritura, mbështetje të ekonomisë dhe dialog me të gjithë faktorët shoqërorë. Nëse me të vërtetë dëshirojmë të nesërme më të mirë, tha, atëherë kjo fillon me punë të ndershme sot.

Porositi të flasin numrat, dhe jo retorika e zbrazët, rezultatet dhe jo arsyetimet, qytetarët dhe jo floskulat e zbrazëta të përmbajtura në kumtesa.

Kryeministri vlerësoi se vitin e kaluar kanë punuar qetë pa shumë zhurmë, por “me qëllim të qartë t’i zhvendosin punët nga pika zero. Kjo, theksoi, tashmë po shihet. Në maj, rrogat neto dhe bruto u rritën për 11 për qind, në arsim, shëndetësi, administratë dhe polici tashmë ka rroga më të larta. BPV-ja në bazë reale në tremujorin e parë tashmë u rrit për 3,2 për qind me çka realizuam rritjen e katërt më të madhe të BPV-së. prodhimi industrial në maj u rrit për 9,4 për qind krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa në tremujorin e dytë pas nuk e di sa vitesh presim të kemi rritje. Kjo nuk është rastësi, ky është rezultat i hapave sistematik dhe politikave ekonomike të bazuara në disiplinë fiskale dhe mbështetje të sektorit real. Nëse dëshirojmë ekonoi që prodhon, atëherë duhet të kemi shtet që mbështetë në kuadër të mundësive të veta”, theksoi Mickoski.

Siç shtoi, për mbështetje të kompanive këtë vit janë siguruar 250 milionë euro, ndërsa edhe 250 milionë euro janë kahëzuar drejt komunave për realizim të projekteve kapitale. Theksoi se borxhi publik është pakësuar për 4,7 pikë procentuale në raport me BPV-në dhe se presim deficiti buxhetor të jetë rreth 4 për qind, ndërkaq siç tha, përse jp edhe nën 4 për qind të BPV-së këtë vit.

Lajme te lidhura

spot_img