Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj informacionit se në liqenin në Veles po ngordhin peshqit.
Për këtë ka kritikuar VMRO-DPMNE-në dhe ka shtruar dilemën se si nuk u shpik edhe një shqiptar fajtor për këtë problem.
“ Liqeni në Vels dhe qeverisja e VMRO-së në nivelin qendror dhe lokal.
Si nuk u shpik një shqiptar fajtor atje. Gjynah!”, shkruan Lloga.



