Gjithsej 15 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 12:30 sot. Prej tyre nëntë janë aktive, ndërsa gjashtë janë vendsoru nën kontrollë, informoin Qendra për menaxhim me krizat (QMK).
Ative janë zjarret në Komunën e Vasolevës, Radovishit dhe Berovës: fshati Niviçinë, mali Goteni i Madh dhe malet e Maleshevës (pyll me shkurre të ulëta, bredh, ferra dhe vegjetacion i ulët), Komuna e Prilepit: fshati Beshishte, vendi i quajtur Kodra Beshishtës, me degë drejt fshatit Gradeshnicë (Komuna e Novacit) dhe një tjetër drejt kufirit me Republikën e Greqisë (pyll i përzier) – nuk intervenohet për shkak të detonimeve, Komunat Prilep dhe Kavadar: mes fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (Komuna Prilep), dhe Galisht dhe Trstenik (Komuna Kavadar) (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), Komuna e Makedonski Brodit: mes fshatrave Çreshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, ferra dhe vegjetacion i ulët); Komuna Zhelinë: mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i degraduar dhe vegjetacion i ulët); Komuna Kriva Pallankë: fshati Neravë (pyll i lartë me pisha); Komuna e Kamenica Maqedonase: fshati Kjosivicë (pyll me pisha); Komuna e Ilindenit: mes fshatrave Mrshvecë dhe Buçincë (kallamishta); Komuna Çashkë: fshati Oreshe (vegjetacion i ulët dhe pyll ahu);
Nën kontroll janë zjarret në Komunën Staro Nagoriçane dhe Kumanovë: fshati Oblavcë, Beljakovcë, Dovezencë, Orah dhe Rugince – zjarri po përhapet drejt fshatrave Dimoncë dhe Konjuh (Komuna Kratovë), ku rrezikon shtëpi dhe objekte ndihmëse (vegjetacion i ulët); Komuna e Makedosnki Brodit: fshati Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë); Komuna Shtip: mes fshatrave Dragojevë dhe Selcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë); Komuna Karbincë: fshati Junuzli (pyll); Komuna Kërçovë: fshati Crsko e Lartë (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët) dhe Komuna Petrovec: Katllanovë – fshati Çiflik (vegjetacion i ulët, ferra dhe pyll me dushk).



