Kryeministri britanik Kir Starmer do të takohet me presidentin amerikan Donald Trap në Skoci, ku do të bisedojnë për mundësinë për ripërtëritjen e negociatave paqësore mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për tarifat doganore për çelikun britanik.
Takimi, do të mbahet në terrenin për golf të Trampit “ternberi” në Ajrshajr, ndërsa pritet të përfshijë edhe bisedime për tregti dhe gjendje në Gaza, ku kriza humanitare po përkeqësohet.
Sipas paralajmërimeve, Starmer do ta përshëndesë angazhimin e administratës amerikane me Katarin dhe egjiptin për arritjen e armëpushimit dhe do ta theksojë nevojën e lirimit urgjent të pengjeve dhe zgjerimin e qasjes për ndihmë humanitare.
Dy liderët do të bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik. Edhe pse në samitin e G7 muajin e kaluar është nënshkruar marrëveshja për prosperitet ekonomik, tarifat për industrinë e çelikut kanë mbetur në 25 për qind, në vend që të pezullohen siç është paralajmëruar fillimisht.
Sipas Dauning strit, bisedimet do të zhvillohen edhe për luftën në Ukrainë dhe për rritjen e presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Starmer dhe Tramp, pavarësisht dallimeve në pikëpamjet e tyre politike, kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë personale dhe Tramp tha se kryeministri britanik po “bën një punë shumë të mirë”.
Ky takim vjen pas njoftimit të një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe BE-së dhe përpara vizitës zyrtare të Trampit në Mbretërinë e Bashkuar në shtator.



