Futbollisti i Njukasllit, Aleksandar Isak është afër t’i bashkohet Liverpulit.
Sipas gazetarit Fabricio Romano, klubi nga “Enfildi” është i gatshëm të paguajë rreth 74 milionë euro për 25-vjeçarin nga Suedia, mjete që do t’i sigurojë pas shitjes së Luis Diazit.
Isaku është objektivi kryesor i transferimeve të Liverpulit këtë verë.
Futbollisti suedez luajti 42 ndeshje në sezonin 2024/25, duke shënuar 27 gola dhe gjashtë asiste.
Vlera e tij sipas portali Transfermarkt është 120 milionë euro.



