Deputetët e VLEN-it që ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit, votuan pro propozimit për Rezolutën që dënon krizën humanitare në Gaza, duke e vendosur humanizmin mbi politikën.
Edhe pse iniciativa për Rezolutën erdhi nga opozita, Imërlie Saliu deputete e VLEN-it theksoj se kjo nuk është një çështje politike, por thellësisht njerëzore. Nga gjithsej 16 deputetë që votuan pro, pesë ishin deputetë të VLEN-it, tha ajo
“Unë gjithmonë kam qenë kundër gjenocidit në Gaza, dhe këtë qëndrim e kam shprehur publikisht, me zë të qartë e pa kalkulime”, u shpreh Saliu.
Saliu në Facebook shkroi se dënojnë çdo përpjekje për të relativizuar krimet që po ndodhin në Gaza, duke e quajtur situatën aty një plagë të hapur dhe turp për njerëzimin.
“Me Gazën nuk bëhet fushatë politike. Gaza është krim kundër njerëzimit sipas çdo standardi ndërkombëtar”, tha deputetja Saliu.



