BallinaLAJMEDeputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu: 250 euro vauçer për çdo student, hap...

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu: 250 euro vauçer për çdo student, hap drejt barazisë dhe transformimit digjital

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, prezantoi Propozim-Ligjin për Lëshimin e Vauçerëve me Vlerë, që ka për synim mbështetjen e studentëve me pajisje elektronike moderne.

Sipas saj, të gjithë studentët e regjistruar në vitin akademik 2025/2026 deri në moshën 29-vjeçare, pavarësisht nëse studiojnë në universitete publike apo private, do të përfitojnë një vauçer prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike si kompjuter, tablet ose laptop.

“Ky ligj synon që studentët të ndihen të barabartë dhe të kenë qasje më të lehtë në botën e teknologjisë, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre për studim”, tha Haxhiu.

Për zbatimin e këtij ligji, janë parashikuar 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë për vitin 2026. Deputetja theksoi se kjo nismë kontribuon edhe në procesin e transformimit digjital dhe promovimin e shkrim-leximit digjital te të rinjtë.

Ajo rikujtoi se për vite me radhë arsimi ka qenë i lënë pas dore, ndërsa tani po investohet në modernizimin e shkollave, shtëpive studentore dhe universiteteve. “Ky është ndryshimi që qytetarët kërkuan dhe që po sjell frymë të re për një të ardhme më të mirë,” përfundoi Haxhiu, duke ftuar kolegët deputetë të mbështesin ligjin.

Lajme te lidhura

spot_img