BallinaLAJMEMexhiti: Do të kemi kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, javën...

Mexhiti: Do të kemi kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, javën e ardhshme do t’i publikojmë të gjithë kandidatët

VLEN-i do të ketë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, si dhe për Komunën e Çairit, në Strugë do ta përkrah kandidatin e pavarur Mendi Qyra, ndërsa për komunat tjera nga fundi janë analizat dhe bisedimet, e pritet javën e ardhshme të publikohhen emrat e kandidatëve, deklaroi sot zëvendës kryeministri dhe ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Në pyetje të gazetarëve nëse javën e ardhshme do të zyrtarizohet kandidatura e tij për kryetar të Komunës së Çairit, Mexhiti shkurt u përgjigj se do të zyrtarizohen të githa kandidaturat.

Lidhur me koalicionimin në disa komuna me VMRO-DPMNE-në, Mexhiti thotë se kjo nuk do të jetë asgjë e re, pasi, siç tha, nga vitet e 90-ta e deri tani çdoherë partnerët në koalicion janë ndihmuar.

“Asgjë e re, si nga vitet e 90-ta e deri tani, në pluralizëm çdoher partnerët qeveritarë janë ndihmuar dhe do të ndihmohen, siç edhe partnerët opozitarë BDI, E Majta, LSDM pres se do të ndihmohen”, tha Mexhiti pas nënshkrimit të marrëveshjeve për projekte të financuara përmes programeve investuese të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për rrjetin e kanalizimit, ujësjellësit dhe programit për ujëra me komunat.

Lajme te lidhura

spot_img