BallinaLAJMEBOTATramp për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putini, por ende nuk kam...

Tramp për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putini, por ende nuk kam hequr dorë nga ai

Presidenti amerikan Donald Tramp në një bisedë ekskluzive telefonike për BBC-në deklaroi se është i zhgënjyer, por ende nuk “ka përfunduar” me    Vladimir Putinin.

Në pyetjen nëse i beson presidentit rus, Tramp u përgjigj: “Nuk i besoj më askujt”.

Deri te biseda për servisin publik britanik ka ardhur vetëm disa orë pasi që presidenti amerilkan e ka publikuar “lajmin e rëndësishëm” të paralajmëruaer për dërgesa të armëve në Ukrainë dhe është kërcënuar me dogana të ashpra për Rusinë që të arrijë marrëveshje për armëpushim në afat prje 50 ditëve.

Në intervistën e madhe nga Dhoma Ovale, Tramp, gjithashtu e shprehu mblshtetjen e tij për NATO-n, edhe pse paraprakisht Aleanca e quajti të vjetëruar dhe e konfirmoi përkushtimin e saj të parimit në mbrojtjes së përbashkët në kornizat e saj.

Biseda, që ka zgjatur 20 minuta ka pasuar pas marrëveshjes për një intervistë të mundshme të përvjetorit të tentativës për atentat ndaj Trampit në tubimin parazgjedhor në Batler, Pensilvani.

N pyetjen nëse mbijetimi i atentatit e ka ndryshuar, Tramp u përgjigj se po përpiqet të mendojë për atë sa më pak që është e mundur.

“Nuk dua të mendosj nëse kjo më ka ndryshuar mua”, tha Tramp. “Mendimi për këtë mund të ndryshojë gjithë jetën”.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute në Shtëpinë e Bardhë, Trampi pjesën më të madhe të bisedës ia ka dedikuar shprehjes së zhgënjimit të tij nga Putini.

Ai tha se në katër raste ka besuar se marrëveshja me Rusinë është në horizont.

Në pyetjen e BBC-së nëse ka hequr dorë plotësisht nga Putini, Tramp tha: “Jam i zhënjyer nga ai, por nuk kam përfunduar me të”.

Në pyetjen se si planifikonte ta bindte Putinin që “të ndalonte gjakderdhjen”, Tramp tha: “Po punojmë për këtë, Geri”.

“Do të zhvillojmë një bisedë të shkëlqyer. Do të them, ‘Në rregull, mendoj se jemi afër një marrëveshjeje’, dhe pastaj ai do të shembëjë një ndërtesë në Kiev”.

Biseda më pas u kthye te NATO-ja, aleanca që Tramp e ka quajtur “të vjetëruar” në të kaluarën.

I pyetur nëse ende mendonte kështu, ai u përgjigj: “Jo. Mendoj se NATO tani po bëhet e kundërta e kësaj”, duke shtuar se anëtarët e Aleancës “po paguajnë detyrimet e tyre”.

Ai tha gjithashtu se ende beson në mbrojtjen kolektive sepse u lejon shteteve më të vogla të mbrohen nga shtetet më të mëdha.

Lajme te lidhura

spot_img