Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka pritur në takim ish ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejkun, njofton Top.24.
Ahmeti bëri të ditur se në këtë takim, me Çejkun kanë “rikthyer në memorje kapituj të rëndësishëm të bashkëpunimit, në një kohë kur sfidat ishin të mëdha, por po aq edhe përkushtimi për të ndërtuar ura lidhjeje mes institucioneve dhe vëllezërve tanë matanë kufirit”.
“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në rajon, rolin kyç që shqiptarët kanë luajtur dhe duhet të vazhdojnë të luajnë për stabilitetin, paqen dhe integrimin euroatlantik të vendit tonë. Përkujtuam momente vendimtare kur zëri i Tiranës dhe ai i përfaqësuesve politik shqiptarë në Shkup kanë rezonuar në një frymë të përbashkët, në avamcimin e të drejtave kolektive dhe të barazisë.



