Zëvendëskryeministri i parë, Izeti Mexhiti, ka reaguar ndaj retorikës së opozitës shqiptare të vetëquajtur “Fronti Kombëtar”, përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ai ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe kontributin real të kësaj opozite për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Nëse të arriturat për shqiptarët zhbëheshkan kaq kollaj, siç pretendojnë çdo ditë, a do të thotë që për 20 vjet asnjë çështje nuk qenka institucionalizuar?!”, shkruan Mexhiti, duke e cilësuar këtë si një paradoks të pastër opozitar.
Sipas tij, “zgjidhjet madhore” të ofruara nga kjo opozitë kanë qenë thjesht mashtrime për popullin, ndërsa tani përpiqen të mobilizojnë qytetarët për një “bashkim” që sipas tij është i vonuar dhe i pabazë.
Statusi i plotë i Mexhitit:
“Paradoksi opozitar i ‘Frontit Kombëtar’. Po flasin për mbrojtjen e interesave kombëtare. Po thërrasin në ‘bashkim’ kundër zhbërjes së të arriturave për shqiptarët.
Po nëse të arriturat për shqiptarët zhbëheshkan kaq kollaj, siç pretendojnë për çdo ditë, a do të thotë që për 20 vjet asnjë çështje nuk qenka institucionalizuar?!
Zgjidhjet e tyre ‘madhore’ paskan qenë vetëm mashtrim për popullin!”



