BallinaLAJMERamadani: Opozita do t'i fitojë të gjitha komunat shqiptare

Ramadani: Opozita do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare

Alenca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka thirrur sonte takim me anëtarët e kryesisë, për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe organizimin për zgjedhjet e tetorit.

Blerant Ramadan inga ASH tha se janë në bisedime me partitë opozitare për bashkëpunim në këto zgjedhje, sepse siç e tha ai, ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak.

“Ne jemi opozitë dhe si të tillë po bisedojmë dhe me partitë e tjera opozitare për të vendosur se si do të dalim në zgjedhje. Negociatat vazhdojnë, bisedojmë vazhdojnë sepse besoj që ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak, për rikthimin e dinjitetit të shqitarëve”, tha Ramadani.

I pyetur se nëse ASH do të jetë pjesë e Frontit Kombëtar, Ramadani tha se po punohet që të fitohen të gjitha komunat shqiptare. (Telegrafi)

Lajme te lidhura

spot_img