Ministria palestineze e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e kaluar gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 140 njerëz.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kumtuan se po hetojnë lajmet për palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ushqim jashtë qendrave për shpërndarje të ndihmave.
Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se që nga zhbllokimi i shpërndarjes së ndihmës humanitare në fund të majit, janë vrarë 397 palestinezë, të cilët përpiqeshin të marrin ushqim, ndërsa mbi 3.000 janë plagosur.



