Sipas mediave shtetërore iraniane, në operacionin izraelit që synonte përparimin e programit bërthamor të Iranit, janë vrarë disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.
Deri më tani është konfrimuar vdekja e këtyre personave:
– Hosein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC)
– Golamali Rashid, komandant i shtabit të përgjithshëm Hatam-al Anbija
-Ferejdun Abasi, shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës iraniane për energji bërthamore
-Mohamad Mehdi Tehran@i, fizikant bërthamor i lidhur me programin e zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit
-Mohamed Bageri, shef i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Iranit
Gjithashtu, sipas burimeve iraniane, Ali Shamkani, një këshilltar i lartë i Liderit suprem ajatollah Ali Hamnei, është plagosur rëndë.



