Si Qeveri, vazhdojmë me informim të përgjegjshëm dhe transparent lidhur me situatat se cilat janë masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e institucioneve dhe që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia në Koçan.
Dua të informoj se linja telefonike që e shpallëm si Qeveri ka pasur një interesim të madh. Deri në këtë moment, Zyra e Kryetarit të Qeverisë ka realizuar kontakt me 109 persona, të cilët kanë paraqitur propozimet dhe kërkesat e tyre.
Dua t’ju informoj se përqindja më e madhe e këtyre kërkesave ka të bëjë me plotësime dhe nevoja shëndetësore, të cilat janë të domosdoshme për ta në këtë moment, ose do të jenë gjatë periudhës në vijim.
E shfrytëzoj këtë rast për t’i inkurajuar edhe të gjithë të tjerët që ndihen të përfshirë që në mënyrë të hapur dhe pa hezitim ta bëjnë të njëjtën gjë – të na kontaktojnë, të ndajnë mendimet e tyre, të parashtrojnë pyetje. Çdo informacion është i rëndësishëm, çdo zë dëgjohet nga ana jonë për çka do pasojë mbështetje institucionale, por edhe njerëzore.
Lidhur me Ponikvën, e cila do të jetë qendër rehabilitimi, dua ta informoj opinionin se teknikisht vendpushimi do të jetë i përfunduar me disa korrigjime minimale deri në fund të kësaj jave, plani operativ tashmë është në fazën përfundimtare dhe deri tani është përcaktuar që rehabilitimi do të realizohet në grupe dhe do të zgjasë nga dy javë. Për këtë do të flasë më gjerësisht doktoresha Katerina.
Institucionet janë këtu, të hapura dhe me një qëllim të qartë: të ndërtojmë një pasqyrë reale, të bazuar në fakte. Linja telefonike që e aktivizuam është vetëm një nga mënyrat e komunikimit – përveç kontaktit të drejtpërdrejtë me të lënduarit, që e kanë edhe në spital, me grupin e punës, por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Këto hapa për ne nuk janë vetëm procedura administrative. Kjo është detyrë e jona.
Ta rikthejmë dinjitetin e çdo njeriu – pa politikë, pa senzacionalizëm, me të vërtetën dhe me kujdes.



