BallinaLAJMERritet numri i turistëve të huaj në tremujorin e dytë

Rritet numri i turistëve të huaj në tremujorin e dytë

Kryeministri Hristijan Mickoski është i kënaqur me rezultatet në turizëm në tremujorin e parë dhe pret që numri i mysafirëve të huaj të rritet edhe në tremujorin e dytë. Plani i Qeverisë është që këtë vit të arrijë katër milionë bujtje. Kështu u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shifrat e publikuara për turizmin nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse këto janë të dhëna cilësore dhe domethënëse, veçanërisht për veprimtarinë e shërbimeve dhe hotelerisë. Mund të them se në katër muajt e parë numri i turistëve është rritur për një shifër historike prej 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Si në prill ashtu edhe në katër muajt e parë, por edhe struktura e turistëve po ndryshon. Tani shohim se ka turistë nga Franca, Gjermania e kështu me radhë, tha Mickoski.

Ai theksoi se nga informacionet që merr nga operatorët turistikë, në Ohër janë planifikuar mbi gjysmë milioni bujtje jashtë sezonit, gjë që, siç theksoi ai, do të thotë shumë për vendin tonë.

Kryeministri në përgjigje iu referua edhe shifrave të turizmit nga viti i kaluar dhe vlerësoi se kishte një numër rekord prej 1,2 milionë turisë me 3,5 milionë bujtje të regjistruara.

“Këtë vit qëllimi ynë është të arrijmë 4 milionë bujtje dhe një milion e gjysmë turistë. Shpresoj se do të kemi sukses, parametrat e parë janë të mirë. Në tremujorin e dytë, në ditët e para të prillit është rritur numri për 21 për qind të mysafirve të huaj dhe 20 për qind numri i bujtjeve. Ky është një kontribut i mirë për Prodhimin e brendshëm bruto në tremujorin e dytë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Lajme te lidhura

spot_img