”Ash nuk kishte besim të ndërsjellë në koalicion. Çfarë ishin pakënaqësitë , kryesisht ishin etnike. Balanceri u hoq, na premtohej ligji për përfaqësim etnik nuk u bë. Ne urojmë që posa të dalim nga Qeveria VLEN dhe VMRO të miratojnë ligjin. Kishte punësime vetëm për maqedonasit e fare pak pak ose aspak për shqiptarët’’, ishin këto ndër arsyet kryesore që ceku lideri i ASH-së Arben Taravari për dalje nga Qeveria.
Taravari shtoi se është vendim unanim që ASH ti kthehet popullit i bindur se ASH do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale në tetor.
‘’Pra është vendim unanim që ASH ti kthehet popullit. Vazhdojme me zgjedhjen e shtabeve lokale. Jam i bindur se Aleanca për shqiptarët në tetor do të korrë fitore të madhe’’, tha Arben Taravari.



