BallinaLAJMEMaqedoniVendet që ASH do t’i le në Qeveri do të zëvendësohen nga...

Vendet që ASH do t’i le në Qeveri do të zëvendësohen nga VLEN

Javën tjetër pritet që të jetë vendimtare për fatin e Arben Taravarit dhe ASH-së në Qeveri.
Sipas burimeve të gazetës “Slloboden Peçat” gjithnjë e më të vogla janë gjasat që ASH të mbetet në Qeveri, dhe që këtu, vendet e ministrave, zv/ministrave dhe të drejtorëve, kryeministri Hritijan Mickoski gjatë rikonstruimit të Qeverisë do t’i mbush me funksionar të VLEN-it.
Pasi që tani më është pothuajse punë e kryer që Mickoski do ta falënderoj Taravarin për bashkëpunimin në Qeveri, beteja po bëhet për mandatet e deputetëve të ASH-së. VLEN ia tregoi derën Taravarit por jo edhe të deputetëve të ASH-së, të cilët i vlerëson si të vetat për shkak se ato janë fituar si koalicion, andaj edhe i fton ata që të qëndrojnë së bashku.
Koordinatori joformal Bekim Qoku, ka deklaruar se edhe më tej do të bashkëpunojnë me deputetët.
Ndryshe sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami konfirmoi se Taravari i ka ditët e numëruar në Qeveri dhe se së shpejti do të largohet.

Lajme te lidhura

spot_img