BallinaKulturë92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Sot u bënë 92 vjet nga lindja e mbretëreshës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila sot në këtë përvjetor të lindjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një artiste, por një ikonë, një përfaqësuese e muzikës shqiptare. Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, ajo arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme. Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Lajme te lidhura

spot_img