Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, deputeti zonës Blerim Bexheti kanë vizituar fshatin Sfillare ku po realizohet një investim mbi 1milion euro ku punohet në rikonstruimin e plotë të rrugës, instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizim fekal dhe atmosferik, trotuare dhe sinjalizim rrugor e gjithë kjo investim i komunës së Sarajit, shkruan Top24
“Sot, në prani të kryetarit z. Ali Ahmeti, kryetarit te komunes se Sarajit Ilas Veseli, deputetit të zonës Blerim Bexhiti, sekretarit të përgjithshëm të BDI-së si dhe përfaqësuesve nga kryesia qendrore e BDI-së, u përurua përfundimin e fazës së parë të rrugës së re që lidh Sfillaren e Poshtme me Sfillaren e Epërme.
Ky projekt përfshin:
• Rikonstruimin e plotë të rrugës
• Instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit
• Kanalizim fekal dhe atmosferik
• Trotuare dhe sinjalizim rrugor
Investim i plotë nga buxheti i Komunës së Sarajit, me vlerë mbi 1 milion euro.
Ndërkohë, punimet për fazën e dytë janë në zhvillim të plotë dhe pritet të përfundojnë në muajt në vijim.
Ky investim përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për banorët e këtyre dy vendbanimeve shqiptare, duke dëshmuar qartë se BDI mbetet e përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë në çdo cep ku jetojnë shqiptarët.
Komunat me shumicë shqiptare, nën udhëheqjen e BDI-së, po transformohen përmes projekteve infrastrukturore, arsimore, sociale dhe ekologjike – sepse ne nuk premtojmë për zgjedhje, por punojmë për gjenerata.
Fjalët i kemi kthyer në vepra – Zhvillimi është vizioni ynë i përbashkët.” thuhet në njoftimin e BDI-së



