Në një kohë kur vendi ndodhet 2 javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë, në emisionin Log. nga Endri Xhafo.
Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?
45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.
6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë.
Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.
PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin.
Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim.
Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.




