Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NDI, ku u prezantuan dy projekte digjitale inovative që synojnë të avancojnë më tej transformimin digjital të Kuvendit: projekti Hakatoni dhe Platforma Elektronike për Zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët.
U shpreha i kënaqur për këtë inovacion dhe inkurajova fuqishëm zbatimin e tyre sa më të shpejtë në praktikë që të sigurohet një Kuvend më i qasshëm, i hapur, transparent dhe inkluziv. I përgëzova ekipet krijuese për vizionin dhe profesionalizmin e treguar i bindur se ky është vetëm fillimi i një epoke të re digjitale për Kuvendin tone”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



