Nicole Scherzinger tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Miscast25 Gala në New York, ku u nderuan aktorët Sheryl Lee Ralph dhe Travis Raeburn.
Këngëtarja 46-vjeçare mahniti me një fustan argjendi të tejdukshëm, me dekolte elegante dhe detaje luksoze, të cilin e kombinoi me taka të larta dhe bizhuteri të shkëlqyera.
Ylli i Pussycat Dolls ka gjetur sukses edhe në Broadway, ku po interpreton rolin e Norma Desmond në muzikalen Sunset Boulevard në Theatre St. James.




