Filmi që nuk ka pak muaj që shënoi premierën e tij, “Everybody calls Redjo” “Krejt e thirrin Rexhon”, ka fituar edhe çmimin e parë, edhe atë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari të Italisë.
Regjisori Ibër Deari nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se çmimi është “Filmi më i mirë në kategorinë konkurruense Meridiana”.
Ai ka vlerësuar se ky çmim paraqet nder të madh për të dhe gjithë ekipin e filmit.
“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që sonte Rexhoja nga Sllupkova u shpërblye në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival në Itali, me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë konkurruese Meridiana.
Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh.
Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, shkruan Deari.



