BallinaLAJMEKurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton ta hapë...

Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton ta hapë ambasadën në Prishtinë

Pas vendimit, që Kenia ka njohur zyrtarisht republikën e Kosovës,  kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social X, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Kenias, William Ruto, pas këtij vendimi të rëndësishëm.

“Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se e ka ftuar Kenian të hapë një ambasadë në Prishtinë dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka përfunduar kryeministri.

Lajme te lidhura

spot_img