BallinaLAJMEMaqedoniNë shkollat e RMV do të pranohen 93 asistentë për nxënësit me...

Në shkollat e RMV do të pranohen 93 asistentë për nxënësit me aftësi ndryshe

Në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të punësohen edhe 93 bashkëpunëtorë profesional , 47 për mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 46 për gjuhën mësimore shqipe.

” Shpallje publike për punësim në kohë të caktuar të 93 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shkolla Fillore me Qendër Resurse “Idnina” në Shkup.

Konkursi do të jetë i hapur deri të martën. Aplikimet mund të dërgohen në objektin “Idnina” në Shkup në orarin 08:00-15:00.

Ndryshe, fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut do të bëhen me asistentë arsimorë kur të përfundojë rishqyrtimi, plotësimi dhe miratimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm. Edhe pse ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska paralajmëroi se nga janari i këtij viti procesi arsimor do të mund të zhvillohet me asistentë arsimorë, procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në bankat e Kuvendit.

Lajme te lidhura

spot_img