Studiuesja dhe arkivistja e njohur, Irini Asqeri, ka publikuar librin e saj më të fundit, të titulluar “Enciklopedia e filmit shqiptar”.
Botimi është rezultat i një pune të gjatë studimore, shkencore e këmbëngulëse, që përmbledh gjithë aktivitetin kinematografik shqiptar. Ky punim u referohet viteve 1904-2022.
Libri është një botim voluminoz, me shumë të dhëna e detaje dhe përfshin një periudhë kohore më shumë se 100-vjeçare. Si rrjedhojë, autorja e ka nisur punën kërkimore nga hapat e parë të kinematografisë në Shqipëri, për të vijuar me prodhimet e para, periudhën komuniste, filmin shqiptar pas viteve ’90 e deri në ditët e sotme.
Promovimi i kësaj enciklopedie do të organizohet në datën 24 mars 2025, ora 11:00, në Akademinë e Shkencave.
Asqeri, në një postim në rrjetet sociale, ndan edhe pamje nga ky botim dhe kopertina e librit të saj më të ri, me një ftesë për t’iu bashkuar në prezantimin e punës së saj studimore./CNA





