Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishiev njoftoi se në këtë klinikë janë pranuar 20 pacientë, të lënduar nga zjarri në Koçan. Prej tyre, 13 janë transferuar në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, ku ka makina për ventilim mekanik, për shkak të përkeqësimit të gjendjes apo nevojës për ventilim mekanik. Ndërsa për momentin thotë se i kanë 7 pacientë të shtruar në spital, të cilët janë në gjendje stabile. Çibishiev shton se disa nga pacientët të cilët fillimisht janë sjellë në Toksikologji janë dërguar edhe për mjekim jashtë vendit.
“Aktualisht kemi shtatë pacientë të shtruar në spital, të cilët kryesisht kanë thithur një sasi të madhe të gazrave toksike për shkak se kanë qenë brenda në klub teksa digjej. Nuk kanë lëndime termike apo mekanike, por kryesisht kanë lëndime nga thithja, pra lëndime nga thithja e gazeve toksike. Lajmi i mirë nga sot është se të gjithë janë klinikisht stabil, pa manifestime klinike”, u shpreh Andon Çivishiev – drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.



