Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, 38 të lënduar nga zjarri në Koçan deri më tani janë evakuuar në spitalet anembanë Evropës, njoftoi Delegacioni i BE-së në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shprehën mirënjohjen e tyre të madhe për ekipet mjekësore të Maqedonisë për përkushtimin e tyre të palodhur, por edhe për vendet e huaja për transportin dhe trajtimin e pacientëve.
Kujtojmë se në ngjarjen tragjike në Koçan humbën jetë 59 persona dhe mbi 150 janë të lënduar.



