Me thirrjen në një zë “Gra, jetë, liri” para Sallës universale në Shkup filloi Marshi për të Drejtat e grave organizuar nga Platforma për barazi gjinore me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi. Këtë vit marshi mbahet nën sloganin “Le të hanë trëndafila!”.
Organizatorët bëjnë thirrje për një marshim të grave dhe bojkot solidar të grave për të shënuar ditën e luftës ekonomike, politike dhe sociale për barazinë e grave.
Marshi do të përfundojë në parkun “Gruaja luftëtare” me fjalime përmbyllëse për opinionin dhe institucionet.



