Filmi “Krejt e thërrasin Rexhon”, premiera e të cilit është shfaqur me datë 23 janar në Shkup dhe me 30 janar në Cineplexx në Prishtinë, ka nisur rrugëtimin ndërkombëtar, duke marrë pjesë në një festival në Itali.
Filmi është përzgjedhur që të marrë pjesë në BIF&ST – Bari International Film Festival, që do të mbahet mars 2025 në Bari, Itali.
“REXHA” do të jetë në garë për disa nga çmimet kryesore të festivalit. Ky është një hap i madh për filmin dhe një mundësi e jashtëzakonshme për ta prezantuar atë para një publiku të ri ndërkombëtar.
Filmi po vazhdon të shfaqet në kinemanë “Cineplexx”.
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” është një film i realizuar me regji të Ibër Dearit, producent i filmit është Sasho Pavlovski dhe skenari është shkruar nga Ibër Deari dhe Artin Selmani.



