Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi ku duket mjaft atraktive gjatë një mbrëmjeje të kaluar në këtë qytet të famshëm arab.
Interpretuesja e hitit “I’m a Mess” duket se e ka nisur qetë vitin 2025, duke shijuar disa momente larg angazhimeve muzikore.




