BallinaKulturëPremiera e filmit “Krejt e thirrin Rexhën” më 23 janar në Cineplexx...

Premiera e filmit “Krejt e thirrin Rexhën” më 23 janar në Cineplexx në Shkup

 

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” me regji të Iber Dearit, do të ketë premierën më 23 janar në ora 20:00 në Cineplexx në Shkup. Filmi trajton temën e braktisjes së fshatit nga të rinjtë dhe punëtorët, një fenomen i përhapur në shumë zona rurale shqiptare. Ngjarja zhvillohet në fshatin me emrin e sajuar “Sllupkovë, ku të gjithë burrat e aftë për punë kanë emigruar, duke lënë pas vetëm Rexhon – punëtorin e vetëm që bëhet shtylla kryesore e komunitetit, i thirrur për të ndihmuar në çdo punë të përditshme. Filmi, reflekton pasojat sociale dhe njerëzore të emigrimit masiv.

Përmes syve të Rexhos, shikuesit njihen me historitë e ndryshme të banorëve që ende jetojnë aty. Në çdo shtëpi që ai viziton, Rexho zbulon një pjesë të jetës, sfidave dhe ëndrrave të tyre, duke krijuar një mozaik të fuqishëm të jetës në një fshat. Filmi përzien humorin, dramën dhe momente të thella emocionale, duke sjellë në pah forcën e njerëzve që, pavarësisht vështirësive, vazhdojnë të mbajnë gjallë shpirtin e fshatit.

Do të luajnë trupa e aktorëve si Antagonistë Adem Karaga – Miftari,  Mirsad Abazi – Destani, aktorët e tjerë Familja Nushi: Afrim Mucaj – REXHO, Adriana Matoshi – HIRA, Ledion Mulaku – Niku, aktorët e tjerë  Bereda Reshit – Xhaneri, Adrian Aziri – Seferi, Sara Bajrami, Daniela Markaj, Bujar Ahemit, Labinot Raci etc.

Producent: SASHO PAVLOVSKI
Regjisor: IBER DEARI
Skenarist: IBER DEARI dhe ARTIN SELMANI
Drejtor I fotografise: Dario Sekulovski
Montazha: Avdi Thachi
Audio dhe muzika: Darko Spasovski
Skenografi: Ardian Kadria

Premiera e filmit do të mbahet më 23 janar 2025 Ne CINEPLEXX SHKUP! . Pas kësaj vazhdon te shfaqet cdo dite ne Shkup, nga data 30 janar në Kosove dhe Tiranë.

Lajme te lidhura

spot_img