BDI në një kumtesë për media e ka akuzuar VLEN-in për mashtrim, në lidhje me premtimin e tyre për që secilit qytetar do t’i shpërndajnë aksione në vlerë prej 10 mijë eurove. Nga BDI thonë se VLEN është projekti më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve.
“Në programin e tyre elektoral, ata premtuan shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët, duke thënë se çdo qytetar do të merrte 10,000 euro në aksione. Ja çfarë premtuan: “Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afër 20 miliardë euro, kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh”.
“Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tuaj. Kjo qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të heshtin!”, thonë nga BDI.



