BallinaLAJMEMaqedoniDimitrovski: Shqipja në RMV, tregues i marrëdhënieve të mira mes qytetarëve

Dimitrovski: Shqipja në RMV, tregues i marrëdhënieve të mira mes qytetarëve

Diskutimet per ligjin e gjuhëve nuk cënojnë marrëdhënieve mes qytetarëve tanë. Kështu u shpreh në Korçë zëvendës ministri i jashtëm Zoran Dimitrievski i cili thotë se marrëveshja e Ohrit zbatohet.

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është tregues i marrëdhënieve të mira mes qytetarëve. Këtë mendim dha nga Korca zv ministri i jashtëm maqedonas Zoran Dimitrievski i pyetur në lidhje me diskutimet për ligjin e gjuhëve.

Dimitrievski shprehet se të gjitha marrëveshjet e firmosura më herët nga qeveritë e tjera do të respektohen përfshirë edhe paktin e Ohrit.

Këto deklarata zëvendës ministri maqedonas i bëri pasi mori pjesë në një konferencë shtetërore në universitetin e Korçës me teme 80 vjet gjuhë amëtare maqedonase në Shqipëri.

Lajme te lidhura

spot_img